Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov sot vlerësoi se situata në rajonin sirian Afrin mund të zgjidhet përmes dialogut të drejtpërdrejtë mes Damaskut dhe Ankarasë.

Forcat, e kryesuara nga Turqia në ditët në vijim do të fillojnë rrethim të qytetit në kuadër të operacionit të Ankarasë për pastrimin e rajonit nga milicia kurde “Forcat për mbrojtje të popullit”, kumtoi paraprakisht presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Ai theksoi se sistemimi i forcave ushtarake siriane në rajon është hetuar nga Turqia pas bisedës telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.