Arsenali është favorit për të nënshkruar me Andre Silvan. Portugezi pritet të largohet nga “San Siro” gjatë verës.

Milani është duke menduar që ta shesë gjatë verës sulmuesin e Portugalisë, Andre Silva, Arsenali është favorit për të nënshkruar me 22 vjeçarin.

Silva ishte njëri ndër futbollistët e shumtë për të cilët Milani shpenzoi gjatë verës më shumë se 200 milionë euro. Ai u transferua nga Porto për 38 milionë euro.

22 vjeçari ka shënuar tetë gola në 12 paraqitje në Europa League, por ende nuk e ka gjetur rrjetën në Serie A.

Gennaro Gattuso, i cili zëvendësoi të shkarkuarin Vincenzo Montella, po luan me skemën 4-3-3, Andre Silva nuk po arrin të gjejë hapësirë në këtë formacion.

Sipas “Tuttosport”, Milani tashmë ka vendosur dhe është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për sulmuesin që ka shënuar 11 gola në vetëm 18 paraqitje me Kombëtaren A të Portugalisë.

Jorge Mendesit i është thënë që të kërkojë klub të ri për portugezin, për të cilin interesohen Evertoni e Arsenali, por “Topçinjtë” janë favorit për të nënshkruar me 22 vjeçarin.