Duket se familja Kardashian ka vendosur të “pushtojë” botën e biznesit.

Këtë herë bëhet fjalë për Kylie Jenner, e cila disa javë pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, ka vendosur të hedhë në treg një linjë të re kozmetike me emrin e vogëlushes, Stormi.