Deputetët Goran Misovski, Frosina Teshevska Remenski dhe Vesel Memedi sot janë zgjedhur për nënkryetarë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Zgjedhja e Misovskit, Tashevka Remenskit dhe Memedit kaloi pa diskutim. Votimi i deputetëve për nënkryetarë ishte individualisht, ndërsa ata ishin zgjedhur me nga 61 vota “për” dhe një i përmbajtur dhe pa asnjë votë kundër.

VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk mori pjesë në seancën e 34-t plenare në Kuvend.

Pas zgjedhjes Misovski, Tashevska Remenski dhe Memedi dhanë deklarata solemne.

Seanca vazhdoi me pikat e tjera të rendit të ditës.