Një aksident tragjik i mori jetën 23-vjeçares Elena Avdillari, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesnatës së kaluar, ndërsa Report Tv sjell fotot e viktimës.

Përveç të resë, viktimë mbeti dhe taksisti Bujar Agalliu, 60 vjeç, i cili udhëtonte në mjet me 23-vjeçaren. Report Tv mësoi se kjo e fundit ishte nënë e një fëmije.

Ajo ishte nisur për në Itali, por nuk është paraqitur në sportel, ndërsa pas aksidentit në portofol iu gjet një biletë trageti Durrës-Bari.

(23-vjeçarja Elena Avdillari, që mbeti e vdekur nga aksidenti)