Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkup, në afërsi të hotelit Aleksandar Pallas.

Nga fotografitë që ka regjistruar Medial.mk në terren, shihen dy vetura të përmbysura afër njëra tjetrës, ndërsa përveç se të lënduarit me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar për në spital, informacione tjera hëpërhë nuk ka.

Ekipet e policisë kanë dalë në terren ku bëjnë mbikëqyrjen e fatkeqësisë që përfundoi me disa të lënduar./Medial.mk/