Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, të shkaktuara nga reshjet e mëdha të dëborës, Zv/kryeministri i Kroacisë, Damir Krstiçeviç ka marr sot vendim që Ushtria e Kroacisë të përfshihet në largimin e borës, aty ku institucionet civile gjykojnë që është më se e domosdoshme.

Ky vendim vjen pas vështirësive të mëdha që u paraqitën me reshjet e mëdha të borës, në linjën hekurudhore  Split-Zagreb, ku treni u bllokua plotë 13 orë, dhe hekurudha përgjatë Likës dhe Gorski Kotarit, ku lëvizja është vështirësuar shumë.

Treni nga Spliti ka vazhduar udhëtimin, shumë linja autobusi janë anuluar, e autobusët nga të gjitha drejtimet kanë vonesa, ndërkohë në orët e pasditës pritet normalizimi i situatës, bëjnë të ditur nga drejtoria e transportit hekurudhor dhe autobusëve.
Hekurudhat e Kroacisë, HŽ, kanë bërë të ditur se ekipet kujdestare janë në terren, ndërsa treni i linjës Split-Zagreb i cili ishte bllokuar për shkak të reshjeve të mëdha të borës, ka vazhduar udhëtimin pas ndërhyrjes së HŽ.

“Pasi që ekipet tona kanë larguar borën, trenat kanë vazhduar udhëtimin. Treni numër 821 ka mbërritur në Split në orën 11:52, e treni numër 820 ka mbërritur në Zagreb në orën 14,” bënë të ditur HŽ.
Linjat e autobusëve në Dalmaci përmes rrugës së vjetër janë anuluar, ndërsa ato përmes autostradës kanë lëvizur me rregull, me raste edhe me vonesa të vogla.

“Autobusët nga të gjitha drejtimet kanë pak vonesa, maksimalisht deri në 90 minuta në drejtim të Dalmacisë. Drejtë Istrës dhe Primorjes autobusët kanë vonesa deri në 60 minuta,” ka bërë të ditur Stacioni i Autobusëve në Zagreb.
Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se 1000 ushtarë të FA të Kroacisë, janë të gatshme që me mjetet e domosdoshme inxhinierike, të dal në terren dhe t’i ofroj ndihmë popullsisë lokale.