Kate Middleton është vënë në shënjestër të kritikave pas vendimit të saj për të shkelur kodin e veshjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA.

Pjesëmarrëset në këtë eveniment kishin vendosur të visheshin me të zeza për të mbështetur fushatat kundër abuzimit seksual në Hollywood, ” Time’s Up” dhe “MeToo”.

Mirëpo, dukesha e Cambridge, e cila është në pritje të fëmijës së tretë, nuk i është përmbajtur këtij rregulli.

Kjo për faktin se si anëtare e familjes mbretërore, nga Middleton kërkohet që të mos mbajë qëndrime politike në lidhje me çështjet e caktuara.

36-vjeçarja ishte ndër personazhet që kanë tërhequr vëmendje gjatë parakalimit në tepihun e kuq në Royal Albert Hall, ndërsa kishte veshur një fustan të gjelbër të errët të dizajnuar nga Jenny Packham.

“Asnjëherë nuk do ta kisha gjykuar përzgjedhjen e dikujt. Dukej shumë bukur dhe jam shumë e kënaqur që është sërish shtatzënë. Mendoj se është një femër e mrekullueshme dhe mund të veshë çfarë të dëshirojë”, ka thënë Allison Janney, e cila fitoi çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor.

Image