Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias përsëri vjen në Shkup, por jo këtë javë, siç paralajmëruan mediat greke, por deri në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit mars, informojnë për MIA-n nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Si arsye për shtyrjen e vizitës në Shkup theksohen  agjendat e ngjeshura dhe tashmë të dakorduara të dy ministrave, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë në intervistën për ERT paralajmëroi se pret që vizita e tij e ardhshme përmes aeroportit të riemërtuar në Shkup, që prej javës së kaluar edhe zyrtarisht quhet “Aeroporti Ndërkombëtarë i Shkupit”.