Lëndimet e pësuara nga Toni Kroos dhe Luka Modric bënë që Zinedine Zidane të mbështetej në Mateo Kovacicin për ndeshjen në udhëtim kundër Leganes dhe mesfushori kroat natyrisht që shkëlqeu.

Jo vetëm që i kompletoi 96.7 për qind të pasimeve – 88 nga 91 në total – por edhe u përfshi në të gjitha golat e Real Madridin në fitoren 3-1 ndaj Leganes,

Kovacic e nisi sulmin që çoi te goli i barazimit, i cili u finalizua nga Lucas Vazquezit, si dhe bëri një lëvizje fantastike me dy të prekura të topit në golin e Casemiros.

Më pas, për t’ia vënë kapakun paraqitjes fantastike, ai e fitoi penalltinë e shndërruar në gol nga Sergio Ramos