Vizita treditore e Kim Jo-xhongut motra e liderit koreanoverior Kim Xhong-un në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjongçang, të Koresë së Jugut, do t’i kushtojë 240 milionë vonë (rreth 223.250 dollarë), deklaroi një përfaqësues anonim i Ministrisë koreanojugore të Bashkimit Kombëtar.

Pjesa më e madhe e shumës janë shpenzuar për qëndrimin, transportin dhe ushqimin e delegacionit katëranëtarësh nga Koreja e Veriut dhe 18 persona nga shoqërimi. Kim Jo-xhong dhe personat e tjerë zyrtarë kanë qenë të akomoduar në një hotel me pesë yje në Seul dhe  kanë udhëtuar deri te objektet sportive, ndërsa janë ushqyer në restorante ekskluzive.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka paguar rreth 50.000 dollarë për trajnimet e 22 olimpistëve nga Koreja Veriore, gjegjësisht mesatarisht nga 2.300 dollarë për një sportist. Vlerë shumë më e madhe është shpenzuar për qëndrimin e delegacionit koreanoverior i përbërë nga 229 përkrahëse të tifozëve dhe 137 anëtarë të orkestrës