Pas marrjes së kompetencave në sferën e arsimit të komunës së Gostivarit, nga Qeveria bëjnë të ditur se edhe disa komunave të tjera mund t’ju ndodhë e njejta, shkruan Fakte. Sipas analizave të para të inspektoratit të arsimit pranë ministrisë së arsimit, në radhë për t’ua marë kompetencat janë komuna e Bogovinës, e Zhelinës, e Likovës dhe e Konçes. Kjo për arsye të njejta si ato në rastin e Gostivarit, kur ishin konstatuar shkelje ligjore në shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve të shkollave.

Një grupë profesorë tanimë disa ditë kërkojnë nga kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, shkarkimin e disa drejtorëve të shkollave të Shkupit. Ata thonë se këta drejtorë kanë shkelur ligjin dhe se duhet të shkarkohen. Mirëpo, vetë Shilegov ka deklaruar se po priten të gjitha analizat, pas çka do të veprohet në bazë të ligjit.