Kompania kineze Geely e cila ka në pronësi Volvon, ka blerë aksione me vlerë 9 miliardë dollarë në kompaninë amë të Mercedes-Benzit, Daimler.

Si rezultat i kësaj, Geely tani është aksionari më i madh në Daimler, ndërsa kontrollon vetëm 10 për qind të prodhuesit gjigant gjerman të veturave, transmeton koha.net.

Kompania kineze, e cila është nën pronësi të Li Shufu tashmë ka nën pronësi Volvo, Lotus e Polestar, si dhe kompaninë Terrafuqia e cila prodhon vetura fluturuese e po ashtu kompaninë ‘London Electric Vehicle Company’ e cila ka prodhuar taksitë e ri të Londrës.