Raportohet se Eintracht Frankfurt ka shprehur interesim për Nikola Kalinicin, por Milani i kërkon hiç më pak se 35 milionë euro për të.

Sipas Calciomercato.com, ndërmjetësues që po e përfaqësonin sulmuesin e Milanit e kishin kontaktuar Schalken dhe Frankfurtin gjatë janarit, transmeton Express.

Edhe pse Schalke nuk kishte shfaqur interesim për të, sipas mediumit italian Frankfurti e kishte bërë një gjë të tillë.

Megjithatë, Milani do të pranonte ta shiste kroatin vetëm për profit, pasi u pajtuar t’ia paguajë Fiorentines 25 milionë euro për të verën e kaluar.

30-vjeçari i ka shënuar vetëm katër gola për Milanin këtë sezon, si dhe është përballur me lëndime.