Ato na u prezantuan në fillim si dy bashkëpunëtorë shumë të ngushtë në muzikë, e më pas si dy kolegë që shkonin së bashku në koncerte, gjë e cila i justifikonte edhe drekat në jug të vendit.

Por më pas me kalimin e kohës, ato dalje bashkë në publike, nuk ishin ekzaktësisht siç Klea dhe Elgini na thonin, por sepse marrëdhënia e tyre tashmë kishte kaluar në një stad tjetër, më tepër se bashkëpunëtorë apo miq të mirë.

Më vonë, çifti e konfirmoi lidhjen e tyre, ku dhe nuk kanë munguar edhe dedikime shumë të bukura për njëri-tjetrin. Megjithatë, duket se Klea dhe Elgiti tashmë janë rikthyer në fillim të historisë së tyre, pasi tashmë po bashkëpunojnë sërish për të sjellë një këngë të re, për të cilën Klea na ka zbuluar diçka në Instagramin e saj.

“Është nga K-ja tek A-ja. Këngë e re… Shumë shpejt…”