Telefonat smart nw pwrgjithwsi dhe rrjetet sociale veçanti po dominojnë çdo ditë e më shumë jetën tonë. Jo vetëm që shpenzojmë shumë kohë duke lundruar në rrjet por edhe fiksohemi pas gjërave që shfaqen vazhdimisht.

Sfida të ndryshme në Instagram shumë shpejt bëhen virale dhe na pushtojnë të gjithëve, siç ishte ajo e sfidës më akull, “ice bucket challenge”.

Më e fundit është sfida “paper challenge”. Fillimisht ajo nisi mes ikonave të fitnes-it, ndërsa tashmë është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale.

Njerëz të ndryshëm vendosin në tokë një letër, të cilën duhet ta kapin me gojë, pa e prekur me duar ndërkohë që njërën këmbë e mbajnë në ajër.

Duket e lehtë por në fakt është e vështirë për ta arritur.

Image