Jove Kekenovski në profiling e tij në facebook ka kritikuar refuzimin e pjesëmarjes së zv/kryeministrit Bujar Osmani në konferencën e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Bosnje, përcjell Aktuale.mk.

Kekenovski ka shkruar se në një shtet normal dhe me kryeministër të tillë nuk do të ndodhte që zv/kryeministri vetë të vendos se do të merr apo jo pjesë në një konferencë kaq rajonale, me të vetmen arsye se në të njëjtën nuk është ftuar edhe Kosova.

Sipas tij vazhdon funksionimi dy krerësh i qeverisë ku nuk ka kryeministër burr i cili do të mbante timonin e qeverisë.

Kekenovski e ka titulluar shkrimin e tij me titullin banana shtet-banana kryeministra.