Njësia e Hetimeve të stacionit policor në Pejë në bashkëpunim me njësitë e tjera gjatë punëve intensive operativo – hetimore, ka arritur që të identifikojë personat e dyshuar për veprën penale ‘vjedhje pylli’ shtetasit I. M. dhe V. A. në një pronë private të fshatin Gllogjan në komunën e Pejës, njofton Policia.

Pas arrestimit të tyre nga hetuesit, gjatë intervistimit ata kanë pranuar veprën e kryer, por kanë njoftuar hetuesit se në rrugën e fshatit Kosuriq ishin ndaluar dhe kanosur me armë nga shtetasit P. K. dhe P. U.

Hetuesit kanë realizuar dy bastisje dhe kontrolle në shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse të dy të cekurve më lartë.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre nga Policia janë gjetur dhe janë konfiskuar: Një armë automatike AK-47, një karikator, 10 copë fishekë të kalibrit 7.62X39mm, si dhe 10 copë fishekë kalibri 7.35mm.

Një  pushkë gjuetie prodhimi turk, 93 copë armë kalibri 12 mm, një pistoletë CZ prodhim YU, dy karikatorë dhe nëntë copë fishekë të kalibrit 7.65mm, një armë automatike AK-47 prodhim kinez, një karikator dhe 26 copë fishekë të kalibrit 7.62X39mm.

Lidhur me çështjen janë iniciuar rastet “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim i paautorizuar i armës”.

Po ashtu sektori i hetimeve nga ky stacion policor, kanë siguruar një inçizim ku një i dyshuar i panjohur nga një automjet gjuan me armë zjarri. Lidhur me çështjen është iniciuar rasti si “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas një pune operative në terren është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari F. R. ku nga i njëjti është konfiskuar arma automatike ‘Shkorpion’ me të cilën edhe dyshohet se kishte gjuajtur në ajër.

I dyshuari me urdhër të prokurorit kompetent, pas përfundimit të proceduarve është liruar në procedurë të rregullt.

Me datën 17/02/2018 rreth orës 23:00h, stacioni policor në Pejë ka pranuar informacion se në Pejë, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, kishte të shtëna me armë zjarri.

Patrullat policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, me ç’rast gjejnë një gëzhojë të kalibrit 7.65mm. Nga patrullat policore identifikohet dhe arrestohet si i dyshuari A. B., i cili e ka dorëzuar pistoletën e llojit ‘Ekol specila’, me një karikator të zbrazët. I dyshuari me urdhër të prokurorit kompetent, pas përfundimit të proceduarve është liruar në procedurë të rregullt.