Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka njoftuar se është shpallur tenderimi projekti të autostradës Prishtinë-Gjilan.

Kadriu ka njoftuar se janë shpallur procedurat e tenderimit për projektin e “Unazës së Jashtme” të qytetit të Gjilanit si dhe kyçjet në Autostradën e Prishtinë-Konçul nga Penda e Livoçit në drejtim të Bresalcit, si dhe nga Fabrika e baterive deri tek rruga e Përlepnicës.

Të nderuar qytetarë të Gjilanit,

Jam i lumtur që arritëm të shpallim procedurat e tenderimit për projektin e “Unazës së Jashtme” të qytetit të Gjilanit si dhe kyçjet në Autostradën e Prishtinë-Konçul nga Penda e Livoçit në drejtim të Bresalcit, si dhe nga Fabrika e baterive deri tek rruga e Përlepnicës.

S’ka asnjë dyshim se Gjilani me qeverinë Haradinaj do të ndryshoj rrënjësisht, dhe se pas këtij mandati qeverisës komuna e Gjilanit do të hyj në rangun e qendrave më të zhvilluara.

Urime Gjilan!

Image