Pasuria e saj është 125 milionë dollarë, por ajo tregohet shumë e kujdesshme me paratë.

Drew Barrymore (42) është njëra ndër aktoret më të adhuruara të skenës së Hollywoodit dhe me këtë punë merret qysh nga fëmijëria.

Aktorja është e kujdesshme kur bëhet fjalë për shpenzimin e veshjeve të bukura.

Në fakt, siç ka deklaruar, ajo konsideron se çmimet e larta nuk do të thotë se edhe veshjet janë kualitative, andaj pret që ato të bien në zbritje..

“Në internet gjej edhe gjëra ndonjëherë deri 80 për qind më lirë”, shpjegon aktorja.