Juventusi dëshiron të triumfojë në të gjitha garat në sezonin 2017/18.

Miralem Pjanic ka deklaruar se Juventusi është i uritur dhe “dëshirojmë të fitojmë gjithçka” këtë sezon,

“Zonja e Vjetër” e ka fituar Scudetton për gjashtë vite me radhë, teksa e ka ngritur në qiell Kupën e Italisë në tre sezonet e fundit.

Por, nuk e kompletuan tripletën pasi dështuan të fitojnë Ligën e Kampionëve në vitet 2015 dhe 2017, kundër Barcelonës e Real Madridit, diçka që synojnë ta arrijnë këtë sezon.

“Ne duam ta fitojmë Scudetton dhe t’i shkojmë në fund edhe Kupës së Italisë si dhe Ligës së Kampionëve”, u shpreh Pjanic.

“Jemi një grup i lojtarëve që synojmë të fitojmë gjithçka, jo vetëm një garë”.