Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker turneun e tij në Ballkan do ta fillojë të dielën më 25 shkurt me vizitën në Maqedoni. Ai gjatë kësja vizite do të jete I shoqëruar nga përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e BE-së Federika Mogerini dhe komisari për Zgjerim Johanes Han. Në Maqedoni tani për tani janë konfirmuar takime me Kryeministrin Zoran Zaev dhe me Presidentin Gjorge Ivanov, por nuk përjashtohen takime shtesë.

Junker dhe Zaev duhet të mbajnë konferencë të përbashkët për media, konfirmojnë nga Komisioni Evropian.

Në Komisionin Evropian refuzojnë tani për tani të hyjnë në hollësi rreth porosive të cilat do t’i transmetohen lidershipit të Maqedonisë, posaçërisht në lidhje me çështjen e emrit, ceshtje për të ciken vjen edhe presion nga Gjermania.

Zëdhënësi i Zhan Klod Junkerit u tha gazetarëve, se vizita e ardhshme në rajon është pasqyrim i interesit të ripërtërirë dhe dinamikës të cilën KE-ja dëshiron ta vendosë.

Turneun në Ballkanin Perëndimor, njeriu i parë i KE-së do ta përfundojë me vizitë në Bullgari, e cila për momentin mban drjtimin e Bashkimit Evropian. Junker në Sofje do të takohet me Presidentin Bojko Borisov dhe do të marr pjesë në drekën e përbashkët me të gjithë kryeministrat e vendeve nga rajoni.