Kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker me ironi e komentoi pozicionin e paqartë të Britanisë së Madhe për marrëdhëniet e ardhshme të Londrës me BE-në, duke deklaruar se për Britaninë e Madhe do t ishte mirë ai të jetë kryeministër.

“Unë nuk jam kryeministër britanik, do të ishte mirë të jem, por nuk jam, u përgjigj Junker në pyetjen e gazetarëve për seancën e djeshme të Qeverisë së Tereza Mej në të cilën duhet të përcaktohet pozicioni i Londrës për marrëdhëniet e ardhshme me Brukselin.

Ai theksoi se do t’i komentojë rezultatet nga takimi i Qeverisë britanike, madje kur do të njihet me konkluzionet e sakta të saj.

“Sa i përket Parlamentit britanik dhe Qeverisë, ata janë të cilët duhet të përgjigjen në çështjet e reja që janë ngritur në Britani të Madhe”, tha Junker.

Ai thekson se “hipoteza e tij e punës është se Britania e Madhe do ta braktisë BE-në në mars të vitit 2019, siç ishte paraparë”.

Paraprakisht, Dauning strit bëri të ditur se kryeministrja britanike Tereza Mej do ta sqarojë idenë e saj për partneritet me BE-në pas Bregziti më 2 mars.