Në pyetjet e deputetit, në kuadër të seancës së 36 plenare, deputeti Rexhep Memedi, i’u drejtua prokurorit se a është e vërtetë se prokuroria ka pranuar kërkesë që të rikualifikohet rasti për vrasjen e Almirit. Prokurori Jovevski tha se rasti në fjalë do të rishikohet dhe më pas do të vendoset për hapat e mëtejm.

Jovevski shtoi se kërkesa për rikualifikimin e lëndës është dërguar në prokurori, para se ai të emërohej si kryeprokuror.