Komisioni Europian do t’u rekomandojë së shpejti shteteve anëtare – me shumë gjasa deri në verë – që të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Në fund të fundit do të jenë shtetet anëtare që do të vendosin se kur do të nisin bisedimet e anëtarësimit.

Kështu shprehet Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn në një intervistë për Die Ëelt, ku thekson se 2025-a është vetëm një synim për anëtarësimin e Serbisë e Malit të Zi në BE.

Komisioneri për Zgjerimin shprehet se në rastin e Shqipërisë, Gjermania ka rezerva të mëdha dhe shqiptarët natyrisht që vuajnë nën një imazh të caktuar.

“Viti 2025 është vetëm një datë indikative, jo garanci. Ajo i detyron Shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe BE që të merren seriozisht me një anëtarësim, i cili premtohet prej vitesh

Vetëm ai që i plotëson njëqind përqind të gjitha kushtet politike, të shtetit juridik dhe kushtet ekonomike mund të anëtarësohet..

Po të dojë të bëhet Serbia anëtare e BE-së duhet të lidhë me Kosovën një normalizim me një formë juridike detyruese. Marrëveshja duhet të jetë e gjerë, përfundimtare dhe detyruese në pikëpamje juridike

Shqipëria ka bërë shumë, veccanërisht kundër krimit të organizuar”, tha Hahn.

Në vijim, Komisioneri për Zgjerimin tha se njerëzit në këto vende meritojnë një perspektivë konkrete evropiane, pasi ne besojmë se kanë bërë reforma të rëndësishme në të kaluarën dhe kështu janë kualifikuar për këtë hap.

“Shqipëria ka qenë kandidate për anëtarësim që nga viti 2014 dhe Maqedonia që nga viti 2005. Negociatat e anëtarësimit janë një proces që na jep një levë të fortë për të vënë në zhvillimet e qëndrueshme Ballkanit Perëndimor drejt sundimit të ligjit dhe një ekonomi konkurruese të shkojnë.

BE dëshiron të përqendrohet më shumë në Ballkan në të ardhmen; jo më pak sepse Moska, Pekini dhe Ankaraja po fitojnë gjithnjë e më shumë ndikim atje”, tha ai.