Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, duket se tërhoqi më shumë vëmendje se sa u pa në eventin BRIT Awards.

Kjo pasi duket që Jack Whitehall u godit aq shumë kur pa bukuroshen e njohur kosovare, Dua Lipa, saqë tashmë edhe mediat e huaja raportojnë për disa shkëndija të mundshme mes tyre.

”Jack po flirtonte me Dua-n në ndejë dhe nuk patën kujdes që dikush mund t’i shihte ata. Edhe pse ajo po festonte fitoren e saj me familjen dhe me të dashurit e saj, ajo kishte diçka me Jackin, ndërsa ai pëshpëriti në veshin e saj dhe kishte buzëqeshur ndërsa ishin bashkë në këtë aktivitet”, ka pohuar një burim për Mail Online.

Dua Lipa ishte fituesja më e madhe në BRIT Awards, event ky i mbajtur të mërkurën mbrëma, duke u larguar me dy çmime.

Madje bëhet e ditur se dyshja në ngjarjen e organizuar nga CÎROC kanë nisur tashmë një romancë të përbashkët, pasi janë parë të mos i ndajnë sytë nga njëri tjetri.

Image