Gjatë fundjavës pritet ftofje e konsiderueshme e motit, ndërkaq deri nesër paradite do të ketë reshje të shiut të cilat do të jenë me intensitet të dobët deri mesatar dhe më të përfaqësuara në pjesët perëndimore, ku pritet të bijnë mbi 25 l/m2.

Shtresa e borës në male dukshëm do të rritet, ndërsa deri të premten do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor.

Sot në mëngjes, reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut ka në juglindje dhe atë në Vinicë, Strumicë dhe Gjevgjeli, ndërsa në Krushevë, Pozharan dhe Mavrovë ka reshje të borës. Fryn erë e dobët deri mesatare juglindore e cila është më e shprehur në Gjurishte të Sveti Nikoles. temperatura do të lëvizë prej pesë deri 10 gradë.

Në Shkup do të jetë mot i ngjashëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut paradite, ndëkaq më pas reshje do të ketë edhe gjatë natës. Temperatura maksimale do të lëvizë deri tetë gradë.