“Ju ma ndryshuat jetën përgjithmonë”

Kështu ka thënë këngëtarja Jennifer Lopez pasi që ia ka dedikuar një përkushtim dy binjakëve të saj Max dhe Emme për ditëlindjen e tyre të 10.

Ajo i ka këta dy fëmijë me ish burrin e saj Marc Anthony.

Jennifer Lopez, me anë të një postimi ka treguar momente më prekëse në Instagram me dy fëmijët e saj, duke thënë se ata ja kanë ndryshuar jetën përgjithmonë.

Këngëtarja që ka fituar një numër të madh të çmimeve ka treguar se fëmijët po rriten dhe se tani ata e bëjnë të ndihet edhe më mirë.