Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht në rrugë të lagështa, ndërsa reshje të vogla të borës ka në Kodrën e Diellit, Strazhë, Mavrovë, Krushevë, Bukovë, Gjavato, Pletvar dhe Presekë, informon LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e Maqedonisë të vendkalimeve.

Nën ndikim të një serie të valës së lagësht në ditët në vijim do të mbajë kryesisht moti i vranët me reshje lokale të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male dhe në vise më të larta edhe reshje të borës. Reshjet do të jenë me intensitet  më të vogël deri mesatar dhe më të mëdha në pjesët perëndimore të vendit. Më shumë reshje do të ketë deri të enjten paradite, kur në këto pjesë pritet të bien 25l/m2, ndërsa  trashësia e borës në male do të rritet dukshëm. Deri të premten do të fryjë erë juglindore. Nga fundi i javës do të  fillojë ftohje e konsiderueshme e motit.