Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, në suaza të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, sot në Ankara mbajti ligjëratë me temën “Sfidat e arsimit të lartë në mileniumin e tretë” para anëtarëve të Këshilit për Arsim të Lartë të Republikës së Turqisë dhe rektorët e të gjitha universiteteve shtetërore dhe private të Republikës së Turqisë.

Siç kumtoi Kabineti i presidentit, Ivanov në ligjërimin e tij është përqendruar në ndryshimet historike në procesin e arsimit, në këtë rast duke bërë paralele midis milet sistemit dhe modelit të Maqedonisë të integrimit pa asimilim, si dhe për rëndësinë e respektimit në vend të tolerimit të diversiteteve.

Presidenti Ivanov foli edhe për atë se çfarë arsimi u nevojitet dhe është më përkatëse për gjeneratat e reja. Theksoi se Maqedonisë dhe Turqisë u nevojiten universitete që t’ju ndihmojnë të rinjve t’i arrijnë potencialet e tyre dhe të realizohen në shekullin 21. Sipas tij, transformimi dixhital i universiteteve krijon kushte për programe të personalizuara studentore, të cilat përmes parqeve teknologjike mundësojnë të krijohen kuadro për revolucionin e katërt industrial.

Kryetari i Këshillit për Arsim të Lartë të Republikës së Turqisë, dr. Jekta Saraç, në fjalimin e vet e prezantoi karrierën akademike dhe politike të presidentit Ivanov dhe informoi se në Universitetin në Ankara, këtë javë ka filluar me punë Katedra për gjuhën maqedonase. Ai u bëri thirrje akademikëve dhe rektorëve ta mbështesin bashkëpunimi me Republikën e Turqisë në fushën e arsimit të lartë.

Në ligjëratë morën pjesë edhe studentë nga Maqedonia në Ankara, të cilët realizuan takim me presidentin Ivanov.

Në Republikën e Turqisë funksionojnë 185 universitete shtetërore dhe private, të cilët studiojnë, në të cilat studiojnë mbi shtatë milionë studentë.