Presidenti Gorgje Ivanov sot do të informohet për gatishmërinë luftarake dhe detyrat e Armatës së Republikës së Maqedonisë nga ana e shefit të Shtabit të ARM-së, Metodija Velickovski.

Brifingu për gatishmërinë luftarake është obligim i rregullt i shefit të Shtabit të ARM-së ndaj presidentit të Maqedonisë. Presidenti Ivanov si komandant suprem i forcave të armatosura do të informohet për realizimin e planeve dhe detyrave të ARM-së në vitin 2017, në përputhje me fushat funksionale të ARM-së.