Çavkov ka dalë para Këshillit treanëtarësh penal në Gjykatën e Apelit, ku ka kërkuar sërish që t’i hiqet paraburgimi i tij.

“Gojarisht vërtetoj se me datë 26 prill nuk kam kryer asnjë vepërr inkriminuese, dhe as që kam bërë ndonjë vepër penale me të cilën e kam cënuar sigurinë e shtetit. Kam marrë përgjegjësinë personale, kam treguar iniciativë dhe kam lëshuar 7 ose 8 urdhëra në përputhje me planin operativ strategjik. Ato janë dokumente të cilat mund të mblidhen në një dosje prej një metër”, deklaroi në seancën e sotme publike, para kshillit penal treanëtarësh në Gjykatën e Apelit në Shkup, ish-drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike (BSP), Mitko Çavkov, duke i shpjeguar arsyet pse duhet t’i hiqet paraburgimi.

Ai tha se i është caktuar paraburgim në mënyrë të jashtligjshme për tre arsye, e jo për trajtimin dhe gjendjen shëndetsore në të cilën ndodhet. Pas vërejtjeve të avokatit të tij, Sashko Dumovski, se zemra i punon me 50% kapacitet, Çavkov potenco see edhe nëse do t’i punonte vetëm 1%, koha do të tregonte se kush është arsyeja kryesore për paraburgimin e tij.

Sipas Çavkovit, të dy vendimet për vazhdimin e paraburgimit, kanë qenë identike fjalë për fjalë, abstrakte dhe me përgjithësime.