Të bësh art në një vend të vogël si Shqipëria nuk është e lehtë. Këtë nuk e themi ne, por e dëgjojmë vazhdimisht nga të gjithë duke filluar nga muzikantët, piktorët, aktorët etj.

Artistët ndihen të nënvlerësuar, sepse duke krahasuar atë çfarë japin me atë çfarë marrin është thjesht diçka shumë qesharake.

Këtë gjë e ka pohuar edhe aktori i njohur i humorit Romir Zalla. Ditën e sotme ai ishte i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” së bashku me bashkëshorten e tij, Suela Bako.

“Ne sa na shohin në bankë s’na japin kredi. Jeni aktorë ju thonë s’keni me çfarë të paguani” ka thënë Romiri me ironi duke i shtuar dhe pak doza humori ashtu siç i ka hije një komediani./revistawho

Image