Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi bashkë me dhjetërra qytetarë ka marrë pjesë në protestën para ambasadës greke.

Gjatë fjalës së tij, ai ka deklaruar se Çamëria nuk negociohet me Greqinë duke shtuar se: “S’ka lindur sot burre e grua që t’a heqë apo t’i shkojë në mendje të heqë emrin e Çamerisë”.

“I bëj thirrje Ramës, Bushatit, Metës, Bashës, e di që s’i keni dhënë dot shqiptarëve prosperitet, por të paktën e keni për detyrë që t’i jipni dinjitet.

Sa i përket axhendes shqiptare ne jemi të interesuar për marrëveshjen për territoret e tokës.

S’ka lindur sot burrë e grua që t’a heqë apo t’i shkojë në mendje të heqë emrin e Çamerisë”- tha ndër të tjera kreu i PDIU-së.