Një person nga Kosova, i kërkuar me urdhër arrest nga Interpoli, dje është privuar nga liria në vendkalimin kufitar Bllace e Poshtme, ndërsa dy persona nga Shqipëria janë arrestuar në Ohër dhe në Stacionin policorë për vendkalimin kufitar Mexhitlia për shkak mungesës së dokumenteve dhe mosparaqitjes së qëndrimit në Republikën e Maqedonisë, informojnë MPB-ja.

Kosovari G.I (29) i është dorëzuar policisë në Çair për procedurë të mëtejme.
Të dhënat personale të të arrestuarit J.B (55) nga Pogradeci, Republika e Shqipërisë në stacionin ndërkombëtar të autobusit në Ohër për shkak dyshimit se ilegalisht qëndron në Republikën e Maqedonisë dhe për shkak mungesës së dokumenteve, janë marrë pas deklaratës së tij.

I arrestuari E.T (44) nga Republika e Shqipërisë është legjitimuar në f.Makovë, komunën e Novacit, për shkak qëndrimit të paparaqitur në Republikën e Maqedonisë, gjegjësisht për shkak shkeljes së bërë sipas nenin 139 paragrafi 3 nga Ligji për të huaj, pas çka është arrestuar dhe dorëzuar nëpunësve policorë nga SPB Manastir për procedurë të mëtejshme.