Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë për riemërtimin e aeroportit të Shkupit dhe Autostradës “Aleksandri i Madh”, në këto momente po bëhet ndryshimi i mbishkrimeve në aeroport.
Autoritetet po heqin tabelat me emrin “Aeroporti Aleksandri i Madh”, ndërsa do ti zëvendësojnë me tabela që përmbajnë emrin e ri, “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”. Kujtojmë se të martën Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” i hoqën edhe tabelat e komunikacionit me emrin e deritanishëm të autostradës “Aleksandri i Madh” në Korridorin 10, ndërsa të cilat sipas vendimit të Qeverisë duhet të zëvendësohen me të reja që do ta mbajnë emrin “Miqësia”.Nga ndërmarrja publike për rrugë shtetërore informojnë se veçmë i kanë porositur 19-të tabelat e komunikacionit me emrin e ri. Furnizimi i tabelave të reja do të kushtojë 4.940.000 denarë.