Hazard preferon të luajë më shumë në krah se sa si 9-sh fals.

Eden Hazard, luajti të martën mbrëma kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve si 9-sh fals për pjesën më të madhe të ndeshjes, sfidë në të cilën Chelsea barazoi 1-1 në “Stamford Bridge”.

Belgut duket se nuk i ka pëlqyer roli, duke thënë se preferon më shumë të luajë në krah.

“Të jem i sinqertë, më pëlqen roli si 9-sh fals. Por, në ndeshje si ajo ndaj Barcelonës, është e vështirë. Nuk merrni shumë topa. Mund ta kem prekur topin 25 herë atë natë dhe 15 prej tyre kanë qenë duke fluturuar në kokën time”, u shpreh ai.

“Aty nuk mund të tregojë më të mirën. Fitova disa duele me Gerard Pique, dhe kjo nuk është keq”, shtoi duke qeshur belgu.

“Nëse do të më duhej të zgjidhja, atëherë preferoj të luajë ashtu siç bëra në 10 minutat e fundit, në krah. Por, në fund, është trajneri ai që vendos”.

“Në krah ndihem më rehat, aty e kam vendin”. Theksoi mes tjerash Hazardi.