Eden Hazard ndjehet i lumtur që krahasohet me Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, por thotë se është ndryshe prej tyre

Ylli i Chelseat, Eden Hazard thotë se duhet të dëshmohet në ndeshjet si ajo e nesërmja ndaj Barcelonës, nëse dëshiron të jetë në nivel me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Por, atij i pëlqejnë krahasimet që i bëhen me ta, edhe pse insiston se është i ndryshëm.

“Është mirë që krahasohem me dy lojtarët më të mirë në histori si Messi dhe Ronaldo, por unë jam ndryshe”, tha Hazard gjatë konferencës për media.

“Unë tentojë të arrijë nivelin e tyre, sepse janë lojtarët më të mirë në botë. Në ndeshje të tilla ju duhet të luani mirë nëse dëshironi të jeni një nga më të mirët”.

Ai po ashtu foli edhe për të ardhmen e tij, ku tha se është i lumtur në Chelsea dhe se për momentin po mendon për ndeshjen e nesërme dhe pjesën tjetër të sezonit.

Chelsea dhe Barcelona do të takohen nesër nga ora 20:45 në Stamford Bridge.