Një orë e gjysmë vonesë dhe ende nuk ka filluar seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin e paraparë të fillojë në ora 11:00.

Pasi nuk janë arritur votat e mjaftueshme për ratifikimin e demarkacionit u tha se kryeministri Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e partive politike.

Mirëpo, nuk dihet nëse ka arritur një ujdi me ata që kanë dalë kundër ratifikimit të demarkacionit.

Në çdo moment pritet të fillojë debati në Kuvend.