Unë jam ndarë nga gruaja se nuk ishte për shtëpi, ishte zhulse”, kjo ka qenë deklarata e Benit nga Pogradeci teksa u pyet për arsyen e divorcit. 43-vjeçari tha në emisionin “Aldo Morning Show” se tashmë kërkon një njohje por kushti i tij është që gruaja “të jetë për shtëpi”.

“Jam Beni nga Pogradeci, 43-vjeç. Jam i ndarë nga gruaja. Dua një njohje me Entelën nga Pogradeci. Unë jam ndarë nga gruaja se nuk ishte e mirë për shtëpi, ishte si zhulse. Unë u martova se mendova se ishte e mirë për shtëpi, por nuk ishte. Unë dua një grua vetëm për shtëpi. Tani unë punoj në një magazinë me karrige”, tha ai.