Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh sot shfaqi shqetësim për shkak të mundësisë nga përleshja e drejtpërdrejtë  midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Guteresh theksoi se sipas të dhënave të fundit mundësia për një gjë të tillë është e vogël, por theksoi se “ndonjëherë mjafton një shkëndijë që të fillojë konflikti”.

“Thellësisht jam i shqetësuar për shkak të faktorëve vështirë të parashikueshlm në gjithë rajonin. Ankthi më i keq do të ishte përkeshja e drejtpërdrejtë midis Izraelit dhe Hezbollahut. Niveli i shkatërrimit të Libanit do të ishte katastrofale, që do të thotë, ekziston shqetësim i madh rreth kësaj situate”, theksoi Guteresh, duke menduar se grupet e shumta paraushtarake nga Siria të cilët po afrohen drejt kufirit me Izraelin.

Hezbollah është formuar në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar si lëvizje e rezistencës kundër okupimit izraelit në Libanin jugor, por nga viti 2006 mes tyre nuk ka pasur përleshje të madhe.