Derisa Guardiola të jetë trajner i Manchester City, Bernardo Silva do të qëndrojë në Premierligë – ai është i përkëdheluri i spanjollit.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se Bernardo Silva do të qëndrojë te lideri i Premierligës derisa ai të jetë trajner, për t’ua vërtetuar të gjithëve se jo kot u transferua për 43.5 milionë funte.

23 vjeçari nuk po gjen shumë hapësira, por Guardiola e pëlqen dhe i premton më shumë minuta në të ardhmen portugezit që erdhi gjatë verës 2017 nga Monaco.

“Kurdo që ai luan, luan në nivele të larta”, u shpreh Silva.

“Ai është ende i ri, është djalosh që e duan të gjithë dhe jemi të lumtur që e kemi. Ai do të qëndrojë për një kohë të gjatë, derisa unë të jem këtu nuk do të lëvizë, do të qëndrojë me mua”, shtoi Guardiola.

“Nuk e kam parë asnjëherë të zemëruar (as kur nuk luan), as për një ditë të vetme – gjithmonë është me humor të mirë, nuk mund ta imagjinoni se sa e rëndësishme është kjo”, shtoi Guardiola.