Ligji për gjuhët do të votohet në ditët e ardhshme, debati për ndryshimin e ligjit është përfunduar. Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, në analizën e mbrëmshme të 24vesti njoftoi haptazi se nuk do të ketë debat për 35.569 amendamentet e VMRO-DPMNE-së.

Ai argumenton se me amandamentet VMRO-DPMNE bën patriotizëm të rremë dhe se i njëjti ligj është pranuar nga ata në negociatat për formimin e qeverisë.

Grubi tha se marrëveshja e koalicionit me LSDM-në nuk ishte për të gjithë ligjin që të shkonte në komisionin e Venedikut. Partnerëve u tha se “fjala është fjalë”.