Ky gjuetar po bën xhiron në rrjetet sociale. Arsyeja? Kjo pasi bashkëshortja e tij edhe pse i fshehu pallton me çizmet, ai vendosi të dilte në gjueti i zhveshur, pavarësisht se temperaturat shënonin minus 20 gradë Celsius.

Pamjet janë filmuar nga një gjuetar tjetër i cili është shokuar kur ka parë kolegun e tij të zhveshur në pyll gati për gjuetinë e radhës me pushkë dhe në motoslitë.

Duket se ky person është shumë i apasionuar pas gjuetisë.