Zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugallos deklaroi se Qeveria greke e mbështetë kandidaturën e Maqedonisë për inkuadrim në Nismën e Adriatikut-Jonit.

Katrugallos, në letrën drejtuar eurokomisarëve për zgjerim dhe politikë të mirë fqinjësore dhe për politikë rajonale, Johanes Han dhe Korina Kretsu, i paralajmëroi qëllimet e Greqisë për mbështetje të kandidaturës së Maqedonisë.

Në Nismën e Adriatikut-Jonit tashmë janë të inkuadruara Shqipëria, Greqia, Italia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Eurokomisari Han dje për “Di Velt” deklaroi se KE së shpejti, sipas të gjitha gjasave deri këtë verë, do t’u propozojë vendeve-anëtare të fillojnë negociata parainkuadruese me Shqipërinë dhe Maqedoninë.