Dje rreth orës 12.00, 27 vjeçari J.E ka rrahur nënën e tij 57 vjeçare M.E. Rastin e ka paraqitur 57 vjeçarja në policinë e Gostivarit. raporton Tetovasot.

Sipas sajë dhuna ka ndodhur pasi djali i saj i ka kërkuar para ajo  ka dhënë më pas ai sërish i ka kërkuar 500 denarë. Pasi nëna nuk ka pasur më shumë para ai ka nisur të ushtrojë dhunë fizike duke e goditur në kokë dhe në trup ku edhe e ka kërcënuar  e më pas është larguar nga shtëpia.

Sipas nënës djali vazhdimisht e ka keqtrajtuar psikologjikisht dhe fizikisht për një kohë të gjatë./TetovaSot/