Kryetari i Këshillit gjyqësor në Gjykatën Penale Shkup, Osman Shabani, para pak kohësh e ndërpreu seancën e sotme të parë nga gjykimi i ish-ministres së Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska dhe vazhdimin e caktoi për më 13 mars. Kançeska-Milevska është e akuzuara e parë në lëndën “Tenderë” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për keqpërdorime me tenderin për realizim të punimeve ndërtimore në Muzeun e VMRO-së, si pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Deri atëherë gjykatësi Shabani do të duhet të prononcohet për ankesat e mbrojtjes së Kançeska-Milevskës lidhur me ekspertizën e dëshmive dhe kompetencës së PSP-së në këtë lëndë.

Në fillim të gjykimit, avokatët Sasho Dukovski dhe Elenko Millanov reaguan deri te gjykata lidhur me ekspertizën nga “EOS konstalting”. duke e vlerësuar si jo objektive. Bëhet fjalë për ekspertizë në filialin e kompanisë italiane, e cila nuk mund të paraqitet si bartës i ekspertizës. Ekspertiza e përpunuar në 700 faqe është nënshkruar nga Strahill Gligorovski. Licenca për punë e Gligorovskit ka vlejtur deri më 17 prill të vitit 2017, ndërsa ekspertiza i është vazhduar më 21 korrik të vitit 2017. Nga këto arsye mbrojtja kërkoi mosmarrje parasysh të ekspertizës së “EOS konsalting” për shkak të jo objektivitetit dhe veçimit nga specifikimet e tjera në lëndë.

Avokatja Sanja Aleksiq kërkoi që PSP t’ua japë audio materialet, të propozuar në listën e dëshmive, për shkak të kontestimit të kompetencës së PSP-së, duke theksuar se është e pamjaftueshme vetëm me dorëzim të CD-ve që të konfirmohet se PSP është kompetente për udhëheqje të kësaj procedure.

Ndaj kësaj prokurori i PSP-së, Stevço Donev, reagoi se e njëjta ankesë është përmendur edhe gjatë dorëzimit të aktakuzës, për çka Këshilli për vlerësim të aktakuzës më 26 dhjetor të vitit 2017 është refuzuar si i pabazë. Për ankesën e ekspertizës, madje, tha se në pajtueshmëri të Ligjit për ekspertizë, pasi do të vazhdohet vlefshmëria e licencës ajo vlen nga dita e ardhshme pas skadimit të vlefshmërisë. Kur është dhënë urdhri për ekspertizë të dy ekspertët kanë pasur licenca të vlefshme.

Gjykata e Apelit Shkup në nëntor të vitit të kaluar vendosi se “bombat” mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurën gjyqësore edhe në rastin “Tenderë”.