Paraqitja e Lionel Messit kundër Chelseat të martën mbrëma ka marrë vlerësime të rralla nga ekspertët e BT Sport, ish-yjet e Anglisë, Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Rio Ferdinand.

Messi gjeti hapësirat më të ngushta për ta finalizuar me gol pasimin e Andres Iniestas në minutën e 75-të ndeshjes, duke e barazuar rezultatin në 1-1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes Chelseat dhe Barcelonës në “Stamford Bridge”, transmeton Express.

Pas kësaj ndeshje, Gerrard, Lampard dhe Ferdinand i thuren lavde pesë herë fitues të Topit të Artë.

Ndiej se në sytë e tij [Messit] ndeshja thjesht ngadalësohet për të. Ai luan në slow motion sepse atij i vjen aq lehtë dhe aq natyrshëm të luajë”, ka thënë ish-ylli i Manchester United, Rio Ferdinand.

“Të gjithë lëvizen shpejt dhe në mënyrë të çrregullt kur topi [nga Iniesta] shkoi në zonën e 16-metersisht… por ai e dinte se nga do të hidhej portieri prandaj dhe zgjodhi këndin e kundërt të tij, duke e bërë Thibaut Courtoisin të dukej budalla”, shtoi Ferdinand.

Ndërkohë, legjenda e Liverpoolit, Gerrard ka thënë: “Pranimi i topit, lëvizjet e tij, hapësira që e gjen kur është ngushtë … ai është i papërsëritshëm dhe është fantastike të jesh në të njëjtin stadium me të, e lerë më të garosh kunër tij”.