Njëri ndër personat më të pasur në botë, Bill Gejts deklaroi se duhet të paguajë tatim edhe më të madh, duke u bërë apel autoriteteve amerikane të njëjtën ta kërkojnë edhe nga miliarderët e tjerë.

“Duhet të paguaj tatim më të madh. Pagova më tepër tatime nga cilido qoftë, mbi 10 miliardë dollarë, por Qeveria duhet nga individët, të cilët janë në pozitë të njëjtë si unë, të kërkojnë pagesë të tatimeve në mënyrë të konsiderueshme më të larta”, theksoi themeluesi i Majrkosoftit në intervistën për Si-En-En-in.

Gejts, pasuria e të cilit vlerësohet në 86 miliardë dollarë, gjithashtu, ashpër e ka kritikuar reformën e ligjit tatimor në SHBA, me të cilën janë ulur normat tatimore për korporatat më të mëdha.

“Ky nuk është lifj tatimor progresiv, por regresiv”, porositi miliarderi amerikan.

reformat tatimore në SHBA seriozisht janë kritikuar nga analistët, sepse, sipas tyre, do ta rrisin hendekun midis të pasurve dhe të varfërve.