Afrim Gashi, kryetari i sapozgjedhur i Lëvizjes BESA nga krahu i Shkupit, në emisionin Click Plus ka pohuar se nesër do të zhvillojë takim me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Ai nuk ka shpjeguar se ku do të mbahet takimi i parë i tij në cilësinë e liderit të BESËS, por vetëm ka theksuar se takimi me Ziadin Selën do të zhvillohet nesër pasdite./TetovaSot/